Reuters shkruan për arrestimin e gazetares ruse si ‘spiune’ në Kosovë: Autoritetet po hetojnë për qëllimet e saj. Rusia aleat kryesor i Serbisë

Dje ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla njoftoi se është arrestuar gazetarja ruse, Daria Aslamova si ‘spiune’. Për këtë ka shkruar Reuters.

Sipas shkrimit, autoritetet po hetojnë për qëllimet e saj.

Prestigjiozja shkruan se nuk kanë mundur t’i verifikojnë akuzat e Sveçlës dhe se Aslamova nuk ka qenë e qasshme për ndonjë koment, ndërsa ende nuk dihet nëse ka punësuar ndonjë avokat.

Reuters në artikullin e saj tregon që Sveçla ka postuar një fotografi të Almahov me ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe me presidentin rus, Bashar al-Assad.

“Rusia është aleati kryesor i Serbisë dhe njësoj si Beogradi, është kundër pavarësisë së Kosovës”, shkruan Reuters.

Në artikull, Reuters përmend edhe situatën e tensionuar javën e kaluar dhe sulmin e djeshëm ndaj Policisë së Kosovës.
“Kosova i është bashkuar ndëshkimeve të BE-së dhe SHBA-së kundër pushtimit rus të Ukrainës dhe tashmë ka vendosur sanksione””, shkruan Reuters.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *