Një 60-vjeçare ka rrezikuar që të mbytej në plazhin “Uji i Ftohtë”, ku më pas rreth orës 13:00, është paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorës.
60-vjeçarja ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Sot, rreth orës 13:00, është paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorës, shtetasja D. M., rreth 60 vjeçe, e cila ka rrezikuar të mbytet në plazhin “Uji i Ftohtë”. Aktualisht kjo shtetase ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.