Pasi një zjarr i madh ka përfshirë Mirditën gjatë ditëve të fundit, ku deri më tani është shkrumbuar një sipërfaqe e madhe. Për shuarjen e zjarrit, u kërkua ndërhyrja nga ajri.
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ka dhënë një lajm të mirë, teksa ka publikuar një video në Facebook, ku shfaqet helikopteri i FA, teksa shuan vatrat e zjarrit.
Postimi i Peleshit:
Helikopteri i Forcës Ajrore sapo i është bashkuar aksionit për shuarjen e flakëve në fshatin Bukmirë në Mirditë, ku zjarri ka marrë përmasa të mëdha. Forcat zjarrfikëse nga Mirdita, Tirana, Kukësi e Burreli janë duke punuar nga terreni. Dyshimet janë se si në Krujë ashtu edhe në Mirditë zjarret janë të qëllimshme.
Policia po punon për identifikimin e tyre dhe sipas ligjit të gjithë autorët do të ndëshkohen.