Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në Llogara, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Bëhet me dije se fatmirësisht përplasja ishte e lehtë, pa dëme materiale apo plagosje.
Ndërkohë vlen të theksojmë që për shkak të aksidentit është paralizuar trafiku në këtë segment rrugor mjaft të frekuentuar nga pushues që zgjedhin për pushime bregdetin e jugut.
Njoftimi i Policisë:
Sot, rreth orës 16:45, në aksin rrugor Llogara-Orikum, një automjet tip “Audi” me drejtues shtetasin A. V., 27 vjeç, është përplasur me një automjet tip “Mitsubishi”, drejtuesi dhe pasagjeri i të cilit po transportohen në spital, për ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Qarkullimit Rrugor kanë marrë masa për qarkullimin e mjeteve me një rrugëkalim, deri në largimin e automjeteve të aksidentuara nga vendi i ngjarjes.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.