Presidenti Ilir Meta, ka deklaruar se me nisjen e sesionit të ri parlamentar, Partia e Lirisë do të çojë në Kuvend ligjin për indeksimin e pagave të qytetarëve.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, Meta ka publikuar një video ku ka renditur disa shifra, sipas të cilave, mbi 67% e popullsisë në Shqipëri jeton në më pak ose në kufirin e varfërisë, me 5.5 dollarë në ditë.
Sipas tij prej që prej vitit 2017-të nuk ka patur indeksim të pagave edhe pse inflacioni është rritur.
Meta paralajmëron se në rast se nuk do të miratohet në Kuvend do ta çojë ligjin në Gjykatën Kushtetuese.
“Partia e Lirisë, në fillim të sesionit të ri parlamentar, angazhohet të ndërmarrë nismën për të garantuar me ligj indeksimin e menjëhershëm të pagave”, shkruan Meta.