Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Argjentinë, ku një nënë dhe foshnja e saj kanë humbur jetën. Mediat e huaja, bëjnë me dije se nëna ka shtypur për vdekje beben e sapolindur, pasi humbi ndjenjat teksa po i jepte gji.
30 vjeçarja Mariana Ojeda, e cila vuante nga tensioni i lartë, humbi ndjenjat dhe nuk u zgjua më. Ajo humbi jetën së bashku me vajzën e saj të vogël. Mësohet se autopsia e dy viktimave tragjike është ende duke u zhvilluar edhe pse hetimet nuk tregonin shenja dhune.
Besohet se nëna ka vdekur nga një atak i hipertensionit, duke rënë e shtypur për vdekje te bijën, të cilën po e ushqente me gji.