Shqiptari godet me thikë grekun, u konfliktuan për drogë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, pasi një shtetas grek është plagosur me thikë nga një shqiptar dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Mediat greke bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur kur viktima ka debatuar shqiptarin dhe ai ka nxjerrë një thikë me të cilën e ka goditur vazhdimisht duke e plagosur rëndë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në sheshin qendror të Spartës, ku shkak mendohet të ketë qenë prishjen e pazareve të drogës.

Raportohet se shqiptari është arrestuar dhe ndaj këtij të fundit është ngritur një dosje për vrasje të mbetur në tentativë dhe shkelje të ligjit për armët, ndërsa po shqyrtohet mundësia që autori dhe viktima të kenë përdorur drogë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *