Një vatër e re zjarri është shënuar në kurorën e “Ullishtës së Vjetër”, Elbasan.
Burime për median bëjnë me dije se deri më tani janë shkrumbuar të paktën 10 hektarë tokë, kryesisht ullinj shekullorë.
Mësohet se në terren janë aktivizuar 7 makina dhe 30 zjarrfikës të cilët po bëjnë të pamundurën për shuarjen e zjarrit, pasi është favorizuar nga era dhe temperaturat e larta.
Raportohet se ky është zjarri më i madh i cili ka përfshirë ndonjëherë “Ullishtën e Vjetër” të Elbasanit që shtrihet midis Përroit të Zaranikës dhe atij të Manazderes, e që vijon deri në fshatrat Godolesh e Samurr.