Vatra e zjarrit në Milot të Kurbinit vijon të jetë ende problematike.
Burime për median bëjnë me dije se situata shihet kritike në Malin e Bardhë dhe Skuraj, pasi terreni është i thyer dhe është e pamundur ndërhyrjen nga toka të ekipeve zjarrfikëse.
Sot ka filluar operacioni i gjere, për eleminimin e vatrës së zjarrit, nën drejtimin e Prefektit Lezhë. Operacioni ka filluar në orën 06.30 të mëngjesit. Përveç forcave të bashkisë Kurbin, me mbështetjen e 50 forcave te Ministrisë së Mbrojtjes dhe të një helikopteri.
Flakët janë favorizuar edhe nga era zjarri është përhapur me shpejtësi duke shkrumbuar sipërfaqe të tëra me pyje.