‘Dëshiron të udhëtosh me ne për në Poloni?’/ Aktorja e filmave për të rritur merr ‘ofertën’ e padëgjuar nga klubi spanjoll

Lidhja e futbollistëve me femrat e bukura ka lindur që kur ka nisur ky lloj sporti…

Kur bëhet fjalë për “Europa League”, Unai Emery është një garanci. Tekniku spanjoll ka fituar tre dhe prandaj nuk është për t’u habitur që “Villarreal” shkon në Gdansk të Polonisë për të luajtur për trofeun kundër “Manchester United”.

Spanjollët patën ecuri pozitive dhe me barazimin kundër Arsenalit në kthimin e gjysmëfinales, ata lejuan që trajneri i tyre të hakmerret ndaj klubit që e shkarkoi atë jo shumë kohë më parë.

Një sukses që është manifestuar edhe nga aktorja e filmave me “pullë të kuqe” Apolonia Lapiedra. Në rrjetin e saj social Twitter, ajo ka festuar duke përdorur edhe emrin e saj. “Do të fitoni në Poloni, falë…efektit Apolonia”.

Nuk mbaron e gjitha këtu, sepse klubi spanjoll ka përdorur rrjetin e tij social. “Dëshiron të vish me ne?”

Ishte ftesa e Villareal. Sigurisht, është e vështirë të mendosh se Unai Emery mund të lejojë një prani kaq intriguese në udhëtimin për në Gdansk.

Dhe ndoshta lojtarët e tij do të zhgënjehen. Por në fund të fundit, ai është eksperti i “Europa League”.

La exactriz del porno Apolonia Lapiedra ataca a los que convocaron el  'Apagón Cultural'

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *