Një sasi e madhe lëndësh narkotike është kapur në kufirin greko-shqiptar.
Burime për median bëjnë me dije se policia greke ka sekuestruar 300 kg marijuanë, në një furgon të braktisur në rrugën “Egnatia” në vendin e quajtur Kalamia, Kozani.
Dyshohet se furgoni është braktisur nga shoferi pasi mund të ketë pasur defekt, teksa vijon operacioni për kapjen e këtij të fundit.