Këtë pasdite në ishullin Sumatra të Indonezisë ka shpërthyer vullkani Sinabung. Në videot e publikuara, shihet se si nga shpërthimi janë krijuar shtëllunga të mëdha tymi.
Sipas raportimeve, shpërthimi i vullkanit ka vendosur në rrezik jetën e banorëve në qytetin Karo. Shpërthimi i parë, që ishte dhe më i fuqishmi është shoqëruar me 15 shpërthime të tjera. Armen Putra nga Observatori i Vullkaneve tha se ekzistonte rreziku i daljes së lavës së ndezur nga vullkani.
Sipas tij, autoritetet duhet të këshillojnë njerëzit të braktisin shtëpitë, e të paktën, të qëndrojnë rreth 5 kilometra larg vendit ku ndodhet vullkani. Sinabung është 2.600 metra i lartë.