Kryetari i PD, Sali Berisha ka mbështetur sot protestën e ndërmarrë nga qytetarët për vrasjen e 7-vjeçares në plazhin e Potamit në Himarë.
Nëpërmjet një reagimi në rrjete sociale, Berisha ka shprehur mbështetjen e plotë për këtë tubim dhe ka shtuar që Edi Rama është arrogant e mbron veten.
“Edi Rama arrogant mbron veten, Çuçin e familjes dhe Kumbaron, refuzon kërkesat e qytetarëve. Sot qytetarët në protestë të fuqishme në orën 19:30 për largimin e Çuçit, Kumbaros dhe Nanos. Mbështetje të plotë protestës dhe kërkesave të qytetarëve”, shkruan Berisha.
Kujtojmë se kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha iu bashkua protestës së parë për tragjedinë e 2 gushtit, ku 7-vjeçarja Jonada Avdia u vra nga gomonia që drejtohej nga komisari Arjan Tase.