Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar sërish në lidhje me krizën ekonomike në vend.
Përmes një deklarate për mediat, Berisha i kërkoi qeverisë që të bëjë të mundur rimbursimin e biletës për transportin dhe uljen e çmimit të naftës.
Sakaq shtoi se turizmi ndodhet në krizë dhe buxheti i familjes po preket në një mënyrë të frikshme.
“Në kushtet e përkeqësimit të shpejtë të gjendjes ekonomike të vendit dhe qytetarëve shqiptarë, për shkak së pari të çmimeve stratosferike të krijuara në mënyrën më artificiale nga bordet e Edi Ramës. Për shkak të bordeve në funksion për të vjedhur. Vijon disbursimi i fondeve për inceneratorëve. Rasti i korridorit blu apo ai i hajnisë po rënojnë buxhetet familjare dhe ajo që po e ndjen më shumë është sektori i turizmit. Në këto rrethana emergjente, PD kërkon vendosjen e menjëhershëm të suvensionimit të plotë të transportit urban dhe interurban.
Ky propozim nuk është i pabazuar, përkundrazi bazohet në një praktikë të një serie vendesh. Ju rikujtoj se në Gjermani me një biletë mujore prej 9 eurosh lëviz me të gjithë vendesh dhe territorin e saj. Së dyti PD kërkon përgjysmimin e menjëhershëm të taksimit të naftës, i cili në vend 1.9 euro është më i larti në botë. Ulja e naftës do të shoqërojë me një ulje të çmimit të naftës. Ata që mendojnë se arka do boshatiset, kjo nuk është e vërtetë. Kërkoj përgjysmimin me urgjencë të taksimit për litër naftë”, tha ai.