Një operacion anti-drogë është zhvilluar së bashku me Policinë e Vlorës dhe Guardia di Finanza. Janë sekuestruar 1ton kanabis dhe janë arrestuar 5 persona.
Policia ka ndërhyrë në momentin kur 5 persona nëpërmjet skafeve që po përdornin, po kryenin shkëmbimin e lëndës narkotike.
Burime për median bëjë me dije se operacioni është zhvilluar ditën e djeshme në vendin e quajtur ‘Gjiri i Arushës’, ku janë sekuestruar 3 skafe të cilët që transportonin drogën që ngarkohej në një velierë.