Automjeti i drejtorisë së Shëndetit Publik është shkrumbuar këtë të hënë në Devoll.
Dyshohet se makina mund të jetë djegur për shkaqe aksidentale, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.
Uniformat blu janë duke kryer verifikimet e duhura për zbardhjen e plotë të ngjarjes.