Aksident tragjik/Përplasen dy mjete, humb jetën 35 vjeçari. Dy të plagosur rëndë transportohen tek Trauma

Një i vdekur dhe dy të plagosur është bilanci tragjik si pasojë e një aksidenti në aksin Milot-Morinë, si pasojë e përplasjes së dy mjeteve. Një 35 vjeçar ka humbur jetën nga përplasja e dy automjeteve në aksin rrugor Milot-Morinë, ndërsa kanë mbetur të plagosur dy persona.

Mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin me inicialet Z.L., dhe pasagjer shtetasin Gj.T., është përplasur me mjetin tip “Volksëagen” me drejtues shtetasin F.O., 35 vjeç dhe pasagjere shtetasja A.M. Për fat të keq, ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit ” Volkswagen” shtetasi F.O., dhe janë kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në spitalin e Traumës Tiranë pasagjerja A.M.,dhe drejtuesi i mjetit tip “Benz” shtetasi Z.L.

“Në aksin rrugor Milot-Morinë, në vendin e quajtur “Ura me harqe”, mjeti tip” Benz” me drejtues shtetasin Z.L., dhe pasagjer shtetasin Gj.T., është përplasur me mjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin F.O., 35 vjeç dhe pasagjere shtetasja A.M.

Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit “Volkswagen” shtetasi F.O., dhe janë kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në spitalin e Traumës Tiranë pasagjerja A.M.,dhe drejtuesi i mjetit tip “Benz” shtetasi Z.L.”, njofton policia.

Grupi hetimor në vendngjarje, po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *