Këtë të hënë një ngjarje e e pazakontë ka ndodhur në Londër, ku një shpërthim tubacionesh solli përmbytje.
Shërbimet e urgjencës u thirrën në vendngjarje në lagjen veriore të Islington, ndërsa zjarrfikësit e konsideruan si përmbytje cunami.
“Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për t’i rikthyer gjërat në normalitet sa më shpejt që të jetë e mundur dhe po kontaktojmë në mënyrë proaktive me të gjithë në zonën e prekur, kështu që ne mund të sigurohemi që t’u japim ndihmën dhe mbështetjen që ata kanë nevojë“.
Sky News shkruan se seri më tani shumë rrugë janë mbyllur, ndërsa banorëve iu është kërkuar të evidentojnë daljet e tyre.
Me kalimin e orëve situata po normalizohet me ndihmën e 70 zjarrfikësve që ndodhen në zonë, ndërsa niveli i ujit po ulet.