Pasi zjarri në fshatin Dushkarak në bashkinë Selenicë, është duke i afruar banesave, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi i ka kërkuar banorëve që iu rrezikohen banesat nga flakët, të evakuohen në rast se këtë gjë ua kërkojnë autoritetet.
Po ashtu Peleshi deklaron se po punohet nga toka dhe nga ajri në fshatin Mal Bardhë, në Kurbin. Gjithashtu ministri theksoi se FA janë angazhuar për shuarjen e flakëve në fshatin Vilzë e Bërdicë të Shkodrës, apo edhe në Lam i madh, Bashkia Mat.