Nën moton “Drejtësi për Jonadën”, nis protesta përpara Ministrisë së Brendshme

Ashtu siç ishte paralajmëruar, ka nisur protesta përpara Ministrisë së Brendshme nën moton “Drejtësi për Jonadën”, e cila humbi jetën ndërsa pushonte me familjen në plazhin e Himarës, kur skafi i komisarit Arjan Tase e përplasi dhe i mori jetën në vend.

Protestuesit do të kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro, por edhe drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Demonstruesit vendosën një afat prej 72 orësh, ku kanë kërkuar nga Kryeministri Rama shkarkimin e dy ministrave dhe drejtorit, por duket se ky afat ka skaduar. Protesta mbështetet edhe nga opozita.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *