“Ke para se ke bërë fëmijë me futbollistë të ndryshëm”, Uanda Nara replikon ashpër në rrjetet sociale: Jam më shumë se gruaja e…

Uanda Nara është kthyer përsëri në Francë dhe me sa duket për momentin planet e saj për divorcin me Mauro Ikardin janë në vendnumëro. Por modelja argjentinase nuk gjen paqe, pasi së fundmi është përfshirë në një përplasje me një ndjekës në rrjetet sociale.

Dikush e akuzonte në “Twitter” se ishte e pasur dhe e famshme vetëm se kishte lidhej me futbollistët. Fjalë të cilave Uanda Nara u është përgjigjur flakë për flakë.

“Nuk mendoj se statusi im civil është i rëndësishëm, jam më shumë se gruaja e… Kam të ardhura mjaftueshëm për të vendosur për jetën time pa u varur nga askush. Nëse zgjedh të qëndroj me kë dua, është për dashurinë për familjen time. Vlen më shumë se ço gjë tjetër”, shkruante ajo.

Bashkëbiseduesi në fjalë replikoi “ke ato të ardhura pasi ke bërë fëmijë me futbollistë të ndryshëm”, duke sjellë një tjetër postim të Uanda Narës. “E megjithatë asnjë futbollist nuk ka investuar në kompanitë e mia. Këto të ardhura vijnë nga puna ime dhe kursimet e mia”, insistoi ajo.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *