Emri/ Ja kush është 60-vjeçari që u vra me thikë në Maliq

Një ngjarje e rëndë u shënua mbrëmjen e sotme, ku gjatë një konflikti me thika u shënua një viktimë.

U mësua se viktimë e ktij krimi ka mbetur 60-vjeçari Nesti Sotiri, i cili u godit me mjet prehës.

Autori i këtij krimi është Velo Azisllari.

Dyshohet që vrasja të këtë ndodhur për motive të dobëta. Viktima dhe autori janë fqinj. Mësohet se mes tyre ka pasur konflikte të vjetra. Këtë mbrëmje ata janë konfliktuar sërish dhe sherri ka degraduar deri në përdorimin e thikës.

Autori gjithashtu ka marrë plagë dhe ndodhet në spitalin e Korçës ku është arrestuar nga policia.

https://www.priza.al/2022/08/08/vrasje-ne-maliq-dy-te-rinj-konfliktohen-me-thika-humb-jeten-njeri-prej-tyre/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *