Vrasja në Maliq/ Policia jep detaje: Konflikti për motive të dobëta

Policia e Korçës ka dhënë detaje rreth ngjarjes së rëndë ku humbi jetën shtetasi Nesti Sotiri.

Policia në njoftimi zyrtar, thekson se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ishte plagosur me mjet prerës Nesti Sotiri, i cili pasi mbërriti në Spitalin e Korçës, ka ndërruar jetë.

Ndërkohë eshë autori i vrasjes, ka mbetur i plagosur me thikë, dhe ndodhet në spitalin e Korçës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Korçës, me të cilin do të kryen veprimet e mëtejshme procedurale, nga Policia.

Njoftimi i policisë:

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 08.08.2022, rreth orës 21:40, jemi njoftuar se në fshatin Rëmbec, Maliq, gjatë një konfliti për motive të dobëta, ishte plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasi N. S., i cili pasi mbërriti në Spitalin e Korçës, ka ndërruar jetë.

Menjëherë pas marrjes të njoftimit, shërbimet e policisë janë nisur drejt vendngjarjes ku bënë të mundur edhe identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, konkretisht shtetasi V. H., që për shkak të dëmtimeve të marra, ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Korçës, me të cilin do të kryen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *