Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha mbrëmë se Ankaraja po punon për të vendosur stabilitet dhe prosperitet në Ballkan, raporton Anadolia.
“Ne po punojmë për të vendosur stabilitet, bashkëpunim dhe prosperitet në Ballkan, me të cilin kemi lidhje të thella”, tha presidenti turk në hapjen e Konferencës së 13-të të Ambasadorëve në Ankara.
Presidenti i Turqisë, lidhur me konfliktet e fundit mes Izraelit dhe Xhihadit Islamik Palestinez, deklaroi se nuk ka asnjë justifikim për vrasjen e civilëve palestinezë dhe se Turqia qëndron në krah të popullit palestinez.
“Xhamia Al-Aksa është një “vijë e kuqe” për Turqinë. Nuk ka asnjë justifikim për vrasjen e fëmijëve, foshnjave me pelena. Turqia qëndron në krah të popullit palestinez dhe vëllezërve nga Gaza”, tha Erdogan.