Vlora Çitaku: Mos përhapni frikë dhe panik, nuk do të ketë luftë në Kosovë

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, i bëri thirrje opinionit që të mos përhapet frika dhe paniku, sepse sipas saj, në Kosovë nuk do të ketë luftë.

Ajo shkruajti në Facebook se NATO është garantuese e sovranitetit të Kosovës dhe se Serbia është e vetëdijshme për implikimet e një konflikti të hapur me NATO-n.

 

“Në Kosovë ka pasur një luftë 23 vite më parë. Disa prej nesh ishin të rritur dhe patën një shans për të luftuar në atë kohë. Ndërkohë, Serbia sot preferon ‘status quo’-në, dhe preferon të flasë për ngjitëse dhe barrikada. Lufta konvencionale ka mbaruar. Tani betejat janë të një natyre tjetër”, shtoi ajo, raporton N1 .

Ky reagim i nënkryetarit të PDK-së erdhi pak orë pasi u bë e ditur se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i tha gazetës italiane “La Repubblica” se ekziston rreziku i një konflikti të ri mes Kosovës dhe Serbisë

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *