Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka mbajtur një mbledhje urgjente për shkak të konfliktit në Gaza

Ambasadori rus Vasiliy Nebenzya theksoi se Këshilli është “thellësisht i shqetësuar për zhvillimin e ngjarjeve që mund të çojnë në rinovimin e një konflikti ushtarak në shkallë të plotë dhe përkeqësim të mëtejshëm të situatës tashmë të vështirë humanitare në Gaza”.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së mbajti një mbledhje urgjente të hënën për të diskutuar situatën në Rripin e Gazës dhe disa anëtarë shprehën shqetësimin për armëpushimin e brishtë midis Izraelit dhe Xhihadit Islamik Palestinez, pas tre ditësh sulmesh ajrore izraelite në territor, raporton Al Jazeera.

Në një fjalim video në fillim të takimit, i dërguari i Kombeve të Bashkuara (OKB) për Lindjen e Mesme, Tor Venesland, theksoi se vazhdimi i armiqësive do të kishte pasoja “shkatërruese”.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *