Marrëveshja kërkon që të gjitha vendet e BE-së të reduktojnë vullnetarisht konsumin e gazit me 15 për qind, me ç’rast Komisioni Evropian mund ta deklarojë këtë si detyrim në rrethana të jashtëzakonshme, edhe pse me përjashtime të caktuara për vende dhe industri të caktuara.
Plani i Bashkimit Evropian për të ulur konsumin e gazit në të gjithë bllokun me 15 për qind hyn në fuqi sot, pasi u publikua në gazetën administrative zyrtare të BE-së të hënën.
Më 5 gusht, vendet anëtare të BE-së miratuan zyrtarisht një plan urgjent për të reduktuar konsumin e gazit për të kursyer karburant për dimër për shkak të pasigurisë me furnizimet ruse, pavarësisht kundërshtimit nga Polonia dhe Hungaria ndaj versionit përfundimtar të ligjit.