Udhëheqësit ushtarakë të Republikës Popullore u kufizuan në specifikimin se qëllimi i stërvitjeve është përgatitja e operacioneve të “mbrojtjes së përbashkët” dhe “bllokadës së përbashkët” në ishull.
Kina ka vendosur të zgjasë më tej stërvitjet ushtarake rreth ishullit të Tajvanit, që po zhvillohen që nga e enjtja, 4 gusht, në përgjigje të vizitës në Taipei të Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Nancy Pelosi.
Kjo u bë e ditur nga Komanda e Teatrit Lindor të Ushtrisë Çlirimtare Popullore Kineze, pa përcaktuar megjithatë një datë për përfundimin e manovrave. Udhëheqësit ushtarakë të Republikës Popullore kufizohen në specifikimin se qëllimi i stërvitjeve është përgatitja e operacioneve të “mbrojtjes së përbashkët” dhe “bllokadës së përbashkët” në ishull.