Burgjet supozohen të jenë ndër vendet më të sigurta në tokë. Muret dhe gardhet e larta kanë për qëllim të mbajnë të burgosurit të mbyllur dhe në paaftësi për t’u arratisur. Megjithatë, përgjatë viteve ka patur disa arratisje të suksesshme nga burgu. Ndërsa nocioni i të arratisurit nga burgu tingëllon si komplot i një filmi Hollywood-i, në jetën reale ka pasur raste kur ka ndodhur në të vërtetë. Madje, disa prej tyre kanë shërbyer dhe si frymëzim për kinematografinë botërore.
Më poshtë po ju sjellim disa nga arratisjet më të çmendura të të burgosurve, duke përfshirë dhe përdorimin e helikopterëve, joga dhe rroba grash.
Arratisja nga ‘Alcatraz’
Tre të burgosur u arratisën nga burgu i sigurisë së lartë ‘Alcatraz’, më 11 qershor të vitit 1962. Burgu,i gjendur në një ishull në brigjet e San Franciskos në SHBA, njihej si ‘burgu i sigurisë maksimale’. Por reputacioni i këtij burgu ra, pasi vëllezërit John dhe Clarence Anglin, së bashku me Frank Lee Morris u arratisën duke gërmuar me lugë të mprehura një tunel në një mur betoni. Ata më pas u larguan me një gomone të bërë nga më shumë se 50 mushama të vjedhura. Zyrtarët federalë thanë se ata u mbytën, por trupat e tyre nuk u gjendën kurrë, duke ngritur dyshime se ata mund të kenë mbijetuar. Historia e tyre u shndrrua në film në vitin 1979, i quajtur ‘Arratisja nga Alcatraz’ me protagonist Clin Eastëood.
Nektarina ‘granatë’
Michael Vaujour po vuante dënimin për vrasje të mbetur në tentativë dhe grabitje me armë në Paris, kur gruaja e tij e ndihmoi të arratisej duke përdorur disa fruta. Ai pikturoi nektarina që të dukeshin si granata, të cilat i përdori për të hyrë me forcë në çatinë e burgut. Gruaja e tij Nadine Vaujour e mori atë prej andej me helikopter dhe u ulën në një fushë futbolli, nga e cila u larguan me shpejtësi. Por gruaja e tij u kap dhe arrestua më vonë në Francë, ndërsa ai u qëllua gjatë një grabitje të dështuar banke, ku dhe i mbijetoi plagëve të marra.
Mjeshtri i yoga-s
Grabitësi i dënuar dhe mjeshtri i yoga-s, Choi Gab-kok arriti të arratisej nga qelia e tij e burgut në Daegu, në Korenë e Jugut në vitin 2012. Ai u lye me vaj dhe rrëshqiti në një vrimë e cila ishte 0.4 metra e gjerë dhe 0.1 metra e gjatë. I dënuari u kap gjashtë ditë më vonë, teksa ishte fshehur në një arkë kartoni.
‘El Chapo’, udheheqësi i kartelit Sinaloa, arriti të arratisej dy herë
Arratisja e parë u bë në vitin 2002, kur ai u kontrabandua nga një burg i sigurisë së lartë në Meksikë, përmes një karroce lavanderie pasi iu kishte dhënë rryshfet rojeve. Arratisja tjetër ndodhi në vitin 2015, ku ai shpëtoi përmes një tuneli të ndërtuar nën dushet e burgut Altiplano në Almoloya në Meksikë. Ai u kap sërish në vitin 2016 dhe tani po vuan dënimin e përjetshëm.
Arratisja me rrobat e gruas
Një trafikant droge arriti të arratisej nga një burg në Pendedo, në veri-lindje të Brazilit në vitin 2012 duke u veshur me rrobat e gruas dhe duke i ikur rojeve. Ronaldo Silva, atëherë 39 vjeç , i mori rrobat nga gruaja e tij gjatë vizitës së saj javore. Ai vuri një paruke dhe buzëkuq dhe më pas doli nga porta e përparme me një fustan blu dhe taka të larta. Por ai u kap vetëm gjysmë ore më vonë kur një oficer policie e vuri re teksa ecte me vështirësi me taka.
Përshtati:Priza.al/Burimi:DailyStar