Të gjithëve na ndodh të mos kemi motivimin e duhur apo vullnetin për të shkuar në punë. Por si të veprojmë kur ne gjendemi në këtë situatë?
Autorja e shumë librave bestseller të menaxhimit, Susy Welch, thotë se kur filloi të punonte si eksperte karriere një dekadë më parë u habit “se sa shumë njerëz shkonin të dëshpëruar në punë çdo mëngjes”.
“Nuk mund të them një shifër të saktë, thotë Welch për CNBC Make it, por duhet të jetë më shumë se 20%”.
Arsyet se pse kaq shumë njerëz shkojnë, ditë pas dite, në një punë që e urrejnë, janë zakonisht paratë, fëmijët dhe gjithë gjërat e tjera që i japin kuptim jetës”, thotë ekspertja. Kjo është arsyeja, që kushdo që lufton çdo mëngjes me dëshpërim, duhet të përpiqet të zhvillojë dhe të përsërisë një matra të thjeshtë “që gërmon në thellësi dhe i jep kuptim rrëmujës suaj personale”.
Për shembull, motivi juaj mund të jetë:
“Nuk mund të shkoj aty ku dua, pa qenë këtu më parë”
“Këto janë vite kompromisi, nuk do të zgjasin përgjithnjë”.
“Fillimi i ditës me këtë mentalitet mund të ketë ndikim të madh në atë se si do të ndiheni gjatë ditës.”
“Një herë kam pasur një motiv, kur isha një mama “single” me katër fëmijë të vegjël dhe punoja 50 orë në javë”, thotë ekspertja.
Motivi i saj ishte: “Qëndro, bëj durim” (Vetëm kështu fëmijët do të mësojnë rëndësinë e punës dhe sakrificës; po e bëj këtë gjë për ne).
Këto fjalë, thotë Welch, më ndihmuan të përballoj shumë mëngjese dhe ditë të vështira, por nuk janë një zgjidhje në afat të gjatë. “Nuk pretendoj që një motiv befas ta bëj jetën të bukur, por është një mekanizëm i efikas, jo një kurë”.
Në disa raste, thotë ajo, “një qëllim skadon” dhe nuk është më një instrument i dobishëm për t’u dhënë kuptim rrethanave. Kur kjo ndodh, në të vërtetë është një gjë e mirë, sepse nëse qëllimi juaj ka skaduar, “zilja e zgjimit është një kambanë alarmi”, që mund të tregojë se ka ardhur momenti për një punë të re.
Por deri në atë moment, thotë Welch “Lëreni motivin tuaj t’ju ndihmojë që të ngriheni nga krevati dhe të arrini suksesin”. Kjo ka fuqinë të ndryshojë gjendjen tuaj shpirtërore dhe ditën që do të vijë”.