Deputeti Petrit Vasili ka akuzuar me një postim në Facebook, kryeministrin Edi Rama se gjatë qeverisjes së tij ka bërë që shumë prej bashkive në vend të shkojnë drejt falimentit total.
Ai kritikon vendimin më të fundit të qeverisë për të marrë nën administrim Ujësjellësit lokalë, ndërsa nënvizon se administrata e bashkive është e tej fryrë me patronazhistë por nuk ofrojnë shërbime për qytetarët.
Postimi i Vasilit:
SKANDALI! Rama ne dhjete vjete qeveri, asgjesoi dhe falimentoi Bashkite!
Edi Rama pas dhjete vjet qeverisje perfundimisht i falimentoi edhe financiarisht Bashkite qe drejtohen nga vete Kryetaret e rilindjes.
Bashkite e rrembyera nga Edi Rama u vodhen dhe plackiten nga korrupsioni dhe tani jane zhytur ne borxhe qe jane pasoje e vjedhjes pa fre te Qeverise ne çdo drejtim.
Edi Rama pas dhjete vjet qeverisje i shnderroi Bashkite ne Bordero, qe vetem paguajne Patronazhiste dhe nuk ofrojne asnje sherbim.
Edi Rama pas dhjete vjet qeverisje u rrembeu edhe Ujesjellsat Bashkive.
Asgjesimi dhe falimentimi i Bashkive, te cilat tani i rremben dhe i fut ne grusht Edi Rama dhe qeveria pas dhjete vjete qeverisje eshte nje veprim shume i rende mafioz.
Pas dhjete vjet qeverisje te Edi Rames ne vend qe Bashkite te merrnin gjithnje e me shume kompetenca per tu ofruar qytetareve sherbimet sa me afer dhe sa me shpejt vendbanimit, ndodhi e kunderta ato praktikisht asgjesohen perfundimisht si Pushtet Lokal.
Çdo dite ne keto dhjete vjet te Edi Rames eshte nje deshtim, nje hall me shume per njetezit e thjeshte dhe nje dite fitimesh dhe vjedhjesh per qeverine, oligarkine, trafikantet dhe mafiozet.