Vrau gruan sapo doli nga gjykata, ja çfarë u vendos për 58-vjeçarin

Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën “arrest me burg” për 58-vjeçarin Koço Buzo, i cili dy ditë më parë ekzekutoi bashkëshorten e tij, Liljana Buzo.

Pasi dëgjoi pretencën e prokurorit Petref Asllani, gjykatësi Bujar Musta duke vlerësuar ngjarjen e rëndë, vendosi që ta linte në burg.

Krimi i rëndë ndodhi në prezencë të djalit pranë gjykatës, ndërsa çifti ishte në prag divorci.

Viktima ishte kërcënuar edhe më herët nga 58-vjeçari, dhe madje ishte arratisur për t’u fshehur në Tiranë larg tij, por të enjten nuk shpëtoi dot.

Liljana Buzo ishte diplomuar për infermieri dhe kishte punuar për disa vite në këtë profesion, deri sa u martua me mblesëri me 58-vjeçarin që i mori edhe jetën.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *