PD hedh akuza mbi George Soros: Vizita e tij me qëllim mbajtjen në pushtet të Ramës

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka ka reaguar në lidhje me axhedën e vizitës së George Soros në Shqipëri i cili ka ardhur rreth një muaj më parë.

Opozita ka hedhur akuza dhe hije dyshimi për takimin e tij të fshehtë dhe qëllimin e vizitës.

Së fundmi Noka në llogarinë personale ‘Facebook’ ka sulmuar qeverinë se nëpërmjet Soros ka nënshtruar Shoqërinë Civile duke rehatuar rrjedhimisht pushtetin e Ramës.

Sipas Nokës, Soros kërkon të akomodojë përjetësisht Kryeministrin Edi Rama duke asgjësuar opozitën.

“Soros nuk bën reforma. Plani i tij për ta degraduar familjen, shoqërinë dhe shtetin shqiptar nëpërmjet Edi Ramës është vetëm një aspekt.

Soros kërkon ta akomodojë përjetësisht Edi Ramën, duke asgjësuar opozitën dhe pluralizimin politik.

Opozitarizmi i vërtetë është armiku kryesor i Soros.

Opozita e vërtetë nuk do të lejojë që Shqipëria të ribëhet shtet njëpartiak” shkruan Noka./Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *