Këlliçi për emigracionin: Qeveria promovon kriminelët, shqiptarët ikin

Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka reaguar në lidhje me emigracionin e shqiptarëve.

Përmes një deklarate për mediat, Këlliçi tha se qytetarët po largohen masivisht, pasi sipas tij vendi renditet në krye të tabelës në raportin e fundit të inteligjencës ushtarake britanike në lidhje me emigracionin.

Sipas Këlliçiç, shqiptarët largohen pasi qeveria po keqpërdor vendin duke e bërë atë të pajetueshme.

“Një raport i inteligjencës ushtarake britanike, ka zbuluar se 40% e atyre që kalojnë kufirin janë shqiptarë. Ajo që duam të theksojmë sot nuk është fenomeni i emigracionit, por se përse Shqipëria e cila nuk është në prag lufte largon kaq masivisht qytetarët e saj.  Kreun e tabelës e kapin shqiptarët, ndryshe nga Irani i cili shtyp popullatën. Historia e Sirisë është e njohur për shumë shqiptarë, pasi vendi është pre e ISIS. Sipas një raporti të OKB-së, burrat merren me forcë në luftë. Shqiptarët kur janë të lirë, kanë pozicion gjeografik të mirë, nuk rrezikohen nga uria, atëherë pse emigrojnë kaq shumë?

Përgjigja është se duke qenë evropianë, njohin garën e ndershme dhe duke mos i parë të materializuara gjerat, shqiptarët ikën. Kur qeveria vjedh votat, promovon kriminelët, atëherë shqiptarët marrin rrugët e botës. Shqipëria është bërë një vend i pajetueshëm, nga keq menaxhimi”, tha ai.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *