Dy persona janë raportuar të zhdukur në Tiranë.
Raportohet se shtetasit me iniciale H. R., 53-vjeçe dhe P. Sh., 40-vjeç janë zhdukur nga banesa dhe nuk janë kthyer më.
Policia po punon për gjetjen e tyre.
Njoftimi i policisë:
Më datë 08.08.2022, janë paraqitur në Komisariat dhe kanë bërë kallëzim shtetasit:
– H. R., 53 vjeçe, se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, bashkëshorti i saj, shtetasi A. R.;
– P. Sh., 40 vjeç, se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, babai i tij, shtetasi H. Sh., 69 vjeç.
Punohet për gjetjen e tyre.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.