Shqipëria duket se nuk po gjen ‘shpëtim’ nga flakët që e kanë përfshirë prej kohësh tashmë.
Vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në Njësinë Kumur në Gramsh.
Burime për median bëjnë me dije se po punohet me mjete rrethanore për shuarjen e flakëve.
Ndërkohë një tjetër vatër zjarri raportohet të jetë aktive në pyllin me pisha të fshatit Mbreshtan në Berat.
Ndërhyrja e zjarrëfikësve është e vështirë, ndërsa flakët po favorizohen edhe nga erërat e forta.