‘Aurus Senat’ është një makinë superluksoze që ngjan me një ‘Rolls Royce’, por që në fakt është një makinë ruse ceremoniale. Kjo makinë u prezantua për herë të parë në vitin 2018 dhe ka një çmim prej 274,000 dollarë.
Makina, dizajni i së cilës duket si një përzierje e Chrysler 300 dhe gjeneratës së mëparshme Bentley Flying Spur, fillimisht do të shitet përmes Përfaqësisë së re të Aurus të vendosur në Moskë, e cila festoi hapjen e saj të Premten.
Aurus kishte prodhuar fillimisht limuzinën e Putin, por tashmë ajo do fillojë të shesë dhe te anëtarët e gjerë të publikut në disa tregje të botës.
/Priza.al/