12 shkolla të reja hapin dyert në shtator, Veliaj: Do i japim fund mësimit me dy turne

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka uruar të gjithë besimtarët bektashinj festën e Ashures.

Në një deklaratë për mediat, Veliaj tha se bashkia po punon për mbylljen punimeve në 12 shkolla të reja të cilat do të hapen në shtator.

Sakaq shtoi se ndërtimi i këtyre shkollave do të eliminojë mësimin me dy turne.

“Sot kemi një grup të madh kolegësh që po merren me përgatitjen e vitit të ri shkollor. Në Tiranë do të hapim 12 shkolla të reja. Infrastruktura ndihmon, por është dija ajo që na bën njerëz, që na europianizon, që sjell progres. Një pjesë e shkollave me dy turne ndodh edhe për shkak të një manie që kemi trashëguar nga gjenerata e prindërve tanë, por sot, Tirana ka kaluar nga 42 km katrorë në 1250 km katrorë; së dyti, kemi ndërtuar 40 shkolla të reja; së treti, kemi një sistem ku mësuesit nuk përqendrohen më vetëm në disa shkolla, por ata shpërndahen në çdo shkollë përmes portalit.

Me hapjen e 12 shkollave të reja dhe një duzinë me kopshte e çerdhe, këtë vit ulim ndjeshëm mësimin me dy turne dhe nuk besoj se ka një shkollë në Tiranë që të jetë e gjitha me dy turne. Do kemi shumë debate për Tiranën në zgjedhjet që do vijnë, por të paktën nuk do kemi më debat për mësimin me dy turne,” tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *