Një person është arrestuar në Vlorë, pasi ka tërhequr zvarrë nëpër rrugë një qen.
Burime për median bëjnë me dije se shoferi i automjetit me targa VL7183C është shoqëruar në komisariat. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një nga rrugët e Vlorës, pavarësisht tentativa të katër putroshit për t’i shpëtuar zinxhirëve që ishte lidhur asnjë person nuk i ka ardhur në ndihmë ta shpëtuar nga agresori.
Deri më tani nuk dihet fati i katër putroshit apo motivi që e ka çuar autorin për të ndërmarrë këtë akt.