Një aksident rrugor ka ndodhur këtë pasdite në Elbasan.
Burime për median bëjnë me dije se drejtuesi i automjetit shtetasi me inicialet D. Z., 40 vjeç ka humbur kontrollin, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit dhe 3 fëmijët e tij të mitur. Fatmirësisht të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Raportohet se policia dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes. Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Elbasan/ Informacion paraprak
Më datë 09.08.2022, rreth orës 16:30, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji , shtetasi D.Z., 40 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë ka dalë rruga, ështê dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe 3 fëmijet e tij të mitur, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.