Menaxhimi i mbetjeve duket se nuk po gjen zgjidhje nga disa bashki në vendin tonë.
Ndonëse ishte vetë kryeministri Edi Rama ai që u bëri vërejtje dhe paralajmëroi të gjithë kryebashkiakët për keq menaxhimin e plehërave, duke kërkuar angazhim maksimal për marrjen e masave urgjente, duket se fjala e tij nuk po “pin ujë” për bashkinë e Mallakastrës.
Mbetjet në bashkinë e Mallakastrës janë të përhapura kudo dhe rrezikshmëria e djegies së tyre mbetet e madhe.
Burime pranë bashkisë kanë bërë me dije se nuk mund të përballojnë kostot e transportit për shkak të pamundësisë financiare.
Ky fenomen nuk ndodh vetëm për bashkinë por edhe për njësitë administrative pasi këta të fundit nuk mund të dërgojnë plehërat drejt inceneratorit të Fierit pasi distanca prej 30 km është e largët dhe e vështirëson këtë proces.