Ra nga shkallët e hotelit, përfundon në spital 48-vjeçari

Blutë e Vlorës kanë njoftuar se një 48-vjeçar është paraqitur për ndihmë mjeksore në spitalin e Vlorës.

Burime për median bëjnë me dije se shtetasi me inicialet A. A., ka qënë duke punuar në një hotel në Himarë ndërsa dyshohet se ka rënë nga shkallët.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 09.08.2022, në spitalin e Vlorës, është paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasi A. A., 48 vjeç, banues në Fier, i cili dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga shkalla, gjatë punimeve në një hotel, në Himarë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *