Raketa kineze del jashtë kontrollit, fotografohet shumë afër me Shqipërinë

Raketa kineze 21 tonëshe, “Long March 5B”, fotografohet shumë afër me Shqipërinë. Italia ka arritur të fotografojë nëpërmjet një teleskopi të fuqishëm, raketën e cila ka dalë jashtë kontrollit dhe pritet që të përplaset në Tokë gjatë këtyre orëve.

Ajo peshon 22 tonë, është e gjatë 30 metra dhe e gjerë 5 metra, por nuk ka gjasa që të shkaktojë dëme serioze.

I këtij mendimi është edhe astrofizikani Gianluca Masi, kreu i Teleskopit Virtual të Ceccano (Frosinone), personi që arriti ta fotografojë atë.

Raketa e lëshuar javën e kaluar, po transportonte pjesë për ndërtimin e Stacionit Hapësinor të Kinës. Por ajo humbi kontrollin, duke u kthyer kështu në një rrezik për të gjithë botën.

Përditësime për vendndodhjen e saj po publikohen në faqen “Space Track”, gjithashtu dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë në Youtube ? LIVE: TRACKING OUT-OF-CONTROL CHINESE ROCKET DEBRIS | FOGUETE CHINES DESCONTROLADO CAIRÁ NA TERRA – YouTube

Ende nuk dihet vendodhja e saktë se ku do të bien mbetjet, por ekspertët shpresojnë që ato të bien mbi oqean.

Burimi i lajmit: Techprincess. Përshtatur nga ‘Priza.al’

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *