Kreu i PD-së Sali Berisha, zhvilloi një takim me ekspertë ku ka folur për energjinë elektrike. Sipas tij qeveria e drejtuar nga Rama, nuk ka shtuar asnjë burim energjie, dhe të gjitha vijnë nga qeveria e mëparshme.
Gjithashtu ai theksoi se kriza në Shqipëri është diktuar nga vjedhja dhe keqmenaxhimi i qeverisë, ku sipas tij po falimentohet shteti për të mbajtur partinë.
“Ju falenderoj për mendimet e vyera. Një gjë mund të pohojmë: Energjia është një problem themelor për çdo vend, por e them me bindje e fakte se Shqipërinë e sollën në 2013 në prag të një zgjidhjeje përfundimtare të këtij problemi.
Në rast se ka patur një arritje që tejkalonte Shqipërinë ishte pikërisht energjia.
Së pari ajo garë e jashtëzakonshme që u ndez për hidrocentralet, unike në llojin e saj, ka bërë të mundur që të arrijmë në 9 Terravat prodhim. Kjo qeveri nuk ka shtuar asnjë burim, të gjitha janë para ardhjes së saj.
Kjo është vetëm në një aspekt. Një tjetër është i jashtëzakonshme dhe jo vetëm për Shqipërinë: TAP
Tapi është që qeveria e Azerbajzxhanit të sillte gazin e Kaspikut, të gjithë ishin kundër veç Shqipërisë. Sot Europa ka një korridor gazi jo rus.
Jo vetëm në rrafshin strategjik, por këta që 9 vite nuk qenë të zotët të shtonin një burim të vetëm energjie, në vend të vijonin procesin me gazifikimin e vendit, e morën në mënyrën më joserioze. Një takim i Damian Gjiknuri me një kompani azere për gazifikimin, gjithçka e firmosur më parë nga dhe të njejtën akt e firmos 4 vite më votë kjo që sot është ministre, dhe jemi pa gaz.
Për të fshehur papërgjegjshmërinë e tyre mashtruan se kontrata nuk parashikon dalje, kur parashikon në Seman e Fier dhe Shqipëria vendos sa do të ketë për përdorim e sa për TEC. Por kjo donte njerëz seriozë.
Energjia ujore ka ato avantazhe që diskutuam këtu, por është shumë e varur nga moti. U la gati TECH-i i Vlorës me impiant për tu kthyer me gaz, dhe këta nuk u zgjuan arritën në aktin më të papërgjegjshëm që të marrin LNG e të mos çojnë një tub nga Semani në Vlorë për TECH-in.
Nuk u kujtuan 8 vite dhe tani nënshkruajnë me kompani, nuk çojnë tubin. A mund të imagjinoni që TEC-i ka kushtuar 115 mln dollarë, ndërsa me gaz tani do kushtojë 120 mln dollarë?
Jemi përpjekur që në Seman të ngrihet një impiant i depozitave të gazit të lëngshme punuam me Katarin.
Pse të mos jemi një hap i rëndësishëm në energji. Nuk lëvizi asgjë kjo qeveri.
Kriza në Shqipëri është i diktuar nga vjedhja dhe keqmenaxhimi i qeverisë, falimentohet shteti për të mbajtur partinë.
Shtohen numri i punonjësve dhe nuk paguhen dot. Zinxhir falimentimesh”, tha Berisha.