Nata e Kadrit është për të gjithë besimtarët myslimanë, nata më e shenjtë e Ramazanit. Konsiderohet si një ndër netët e bekuara, e cila gjendet në dhjetë ditëshin e fundit të muajit.
Kjo natë, përkujton ditën kur Zoti zbriti në tokë librin e shenjtë të “Kur’anit”, duke i’a zbuluar për herë të parë Profetit Muhamed. Sipas traditës islamike, profeti shkonte për një muaj çdo vit në shpellën Hira, e cila ndodhej në një mal jashtë qytetit të Mekës. Besohet se Engjëlli Gabriel (Xhebraili) vizitoi profetin në shpellë një natë, dhe e frymëzoi atë të recitonte vargjet e para të Kur’anit. Kjo natë vjen çdo vit, për t’i kujtuar besimtarëve që ta bëjmë Kuranin udhërrëfyesin e tyre drejt Allahut.
Në Palestinë, dhjetëra mijëra myslimanë vizitojnë Xhaminë Al-Aqsa, vendi i tretë më i shenjtë i Islamit, për t’u lutur gjatë Natës së Kadrit. Disa myslimanë marrin pjesë në një tërheqje shpirtërore të quajtur “itikaf”, ku kalojnë të gjitha dhjetë ditët në xhami duke lexuar Kur’anin dhe duke u lutur.
Përse quhet Nata e Kadrit?
Sipas fjalorit të famshëm Ekrabul Mevarid, fjala Kadr قدر mbart këto kuptime: Vlerë e një sendi, fuqi, cilësi, kohë apo afat i caktuar për një çështje, urdhër, dekret, pushtet, nderim, ide etj.
Sipas haditheve, në këtë natë vendoset risku, fati, begatia, afatet dhe planet e Zotit mbi tokë. Engjëjt shënojnë për caktimin e çështjeve për vitin e ardhshëm.
Rëndësia e kësaj nate përmendet nëpërmjet “haditheve”, të cilat janë thënie të Profetit Muhamed: “Kushdo që krijon, fal namazin, agjëron natën e Kadrit, beson me sinqeritet dhe shpreson të arrijë shpërblimet e Allahut, atëherë të gjitha mëkatet e tij të kaluara do të falen”.