Vrasja e 10-vjeçarit/ Xhaxhai e qëlloi teksa ishin duke luajtur

Një ngjarje e rëndë u shënua mbrëmjen e sotme në fshatin Dajç të Shkodrës, ku një 10-vjeçar humbi jetën nga plagët e marra nga një armë zjarri.

Ndërkohë kanë dalë detaje të reja në lidhje me vdekjen tragjike të të miturit, teksa është mësuar se ai është qëlluar gabimisht nga xhaxhai i tij. Edhe pse u dërgua me urgjencë në spitalin e Shkodrës, 10-vjeçari nuk mundi të mbijetonte.

Xhaxhai i 10-vjeçarit është shoqëruar në komisariat, teksa pritet ende reagimi i policisë për ngjarjen.

https://www.priza.al/2022/08/09/e-rende-ne-shkoder-vritet-me-cifte-12-vjecari/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *