EMRAT/ Policia jep detaje mbi vrasjen aksidentale të 10-vjeçarit: I plagosur ka mbetur edhe vetë xhaxhai

Policia e Shkodrës ka dhënë detaje të reja në lidhje me vrasjen e 10-vjeçarit nga xhaxhai i tij në fshatin Samrishttë Shkodrës.

Sipas policisë në momentin që ndodhi ngjarja 68-vjeçari ka qenë duke pastruar armën e cila është shkrepur, dhe ka lënë të vdekur nipin e tij rreth 10-vjeç B.Jakaj.

Nga e shtëna ka mbetur i plagosur edhe vetë Vlash Jakaj në dorë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 09.08.2022, rreth orës 21:55, në fshatin Samrisht, Shkodër, nga të dhënat paraprake dyshohet se aksidentalisht duke pastruar çiften, shtetasi V.J, 68 vjec, ka vrarë me armën e gjahut nipin e tij B.J, rreth 10 vjeç.

Nga e shtëna aksidentale është plagosur në dorë dhe vetë shtetasi V.J. jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje po shkon grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për kryerjen e veprimeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *