Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga plagosja e 55-vjeçarit Luan Hushi mëngjesin e sotëm në Zgërdhesh të Fushë-Krujës.
Burime për median bëjën me dije se 55-vjeçari është qëlluar nga bashkëfshatari i tij Luan Keqi. Konflikti ka ndodhur si pasojë e një sherri në një zonë të pyllëzuar për drutë e zjarrit.
Pas debatit, Keqi ka marrë kallashnikovin duke qëlluar disa herë në drejtim të 55-vjeçarit. Ky i fundit ka marrë plagë në bark dhe aktualisht ndodhet në reanimacion në spitalin e Traumës në Tiranë.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe sekuestrimin e të gjitha provave me qëllim dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.