VIDEO/ I burgosuri dhunon brutalisht gardianen e burgut në Amerikë

Një gardiane e burgut të Los Angeles, është sulmuar brutalisht nga një i burgosur. 29-vjeçari Arnulfo Meza, i kishte kërkuar gardianes leje për të dalë në tualet.

Por dora e tij e majtë ishte e lirë nga prangat, dhe ai ka shfrytëzuar këtë moment për të goditur gardianen.

Nga pamjet filmike, shihet se si 54-vjeçarja rrëzohet në dysheme si pasojë e goditjeve të agresorit.

Mësohet se gardania, një grua me origjinë aziatike, pësoi trauma në fytyrë dhe kokë, por është në gjendje të qëndrueshme.

Ndërkohë, i burgosuri, 29-vjeçari Arnulfo Meza, u transferua në një zonë të sigurisë së lartë, dhe është në pritje të akuzave për sulm dhe krimit të urrejtjes.

Hetimi është ende duke vijuar.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *