U plagos me kallashnikov nga komshiu, ndërron jetë 55-vjeçari në Fushë-Krujë.
55-vjeçari u qëlluar nga bashkëfshatari i tij Luan Keqi. Konflikti ka ndodhur si pasojë e një sherri në një zonë të pyllëzuar për drutë e zjarrit.
Pas debatit, Keqi ka marrë kallashnikovin duke qëlluar disa herë në drejtim të 55-vjeçarit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 09:45, në fshatin Zgërdhesh, Krujë, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi L. H., rreth 55 vjeç, është plagosur me armë zjarri nga shtetasi K.Q, i cili është larguar menjëherë pas ngjarjes.
Shërbime të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe sekuestrimin e të gjitha provave me qëllim dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.